Filozofi

Shprehje Filozofike

– Një stërvitje e mirë për zemrën, është të përkulesh dhe të ndihmosh dikë që të ngrihet.

– Dashuria pyet miqësinë: “çfarë po bën atje?”
Miqësia i përgjigjet: “bëj të qeshin ata që ti i bën të qajnë.”

– Lëre zemrën tënde të rrahi vetëm për ata që mund ta dëgjojnë.

– Mos i harxhoni fjalët tuaja për njerëzit që meritojnë heshtjen tuaj. Ndonjëherë më e mira që duhet të ofrojmë, është heshtja.

– Vetëm ata që janë të interesuar për ju, mund t’ju dëgjojnë kur heshtni.

– Ndonjëherë zgjedhjet e gabuara do të çojnë në vendet e duhura.

– Koha vendos se kë do të takojmë në jetën tonë, zemra vendos se kë duam në jetën tonë dhe sjellja jonë vendos se kush do të qëndrojë në jetën tonë.

– Dikur, dikush do të na përqafojë aq fort sa që të gjitha pjesët tona të thyera do të kthehen përsëri në vendin e tyre.

– U bëra më i fortë sepse duhej të bëhesha, jam më i zgjuar për shkak të gabimeve të mia, 
më i lumtur për shkak të trishtimit që kam përjetuar dhe tani më i mençur sepse mësova gjatë rrjedhës së jetës sime.

– Mos më thuaj se çfarë thanë për mua, më thuaj vetëm se për çfarë arsye ta thanë ty.

– Mos qaj për të kaluarën, nuk ekziston më. Mos u shqetësoni për të ardhmen, është ende larg. Le të jetojmë të tashmen dhe le ta bëjmë atë të bukur.

– Ndonjëherë duhet të largohemi nga njerëzit. Nëse janë të interesuar, do ta vënë re. Nëse jo, do të dimë se ku jemi.

– Një nga momentet e lumtura të jetës është kur gjen fuqinë për të pranuar atë që nuk mund të ndryshosh.

– Paraja mund të blejë shtratin, por jo gjumin. Libra, por jo arsim. Rroba të bukura, por jo finecë. Argëtim, por jo lumturi. Njerëz, por jo njerëzimin.


– “Një përqafim i heshtur, është sa një mijë fjalë për një zemër të lënduar” 

– Zemra ka veshët e saj për të dëgjuar atë që mendja nuk e kupton.

– Ndonjëherë është më e lehtë të buzëqeshësh dhe të pretendosh se je i lumtur, sesa të shpjegosh pse nuk je.

– Kurrë nuk i kam përfillur ata që i kanë xhepat plot. Kur pashë zemrat e tyre bosh, u dhashë dhe 1 euro.

– Nuk je kurrë i mjaftueshëm…Për dikë që nuk di çfarë do.

– “Gjithmonë dikush do të jetë më i bukur. Gjithmonë dikush do të jetë më i zgjuar. Gjithmonë dikush do të jetë më i ri. Por, kurrë dikush do të jetë TI”

– Ndershmëria është kapitulli i parë në librin e mençurisë.

– Ndonjëherë gjërat e vogla marrin hapësirën më të madhe në zemrën tonë.

– Ndonjëherë preferoni heshtjen sepse ka njerëz që nuk meritojnë fjalët tuaja!

– Mos lejoni që dikush të verbojë shkëlqimin tuaj.

– Jeta është plot me fuqi dhe dinjitet. Nuk do të humbasë buzëqeshjen e saj në ditët që vijnë.

– Shpesh nuk e vlerësojmë fuqinë e një prekje, një buzëqeshje, një fjalë të bukur, kompliment, dikë që na dëgjon, por ato që mund të ndryshojnë jetën tonë.

– E kam të vështirë të zgjedh atë për të cilin do të jap energjinë time. Më pëlqen të ruaj kohën time, entuziazmin tim dhe shpirtin tim për ata që janë të ndershëm.

– Mos qaj nëse dikush nuk të do, mendo se dikush tjetër qan sepse nuk e do ti.

– Momenti kur ju mendoni se duhet të dëshmoni vlerën tuaj për dikë, është momenti që duhet të largoheni menjëherë, përgjithmonë.

– Ka nga ata që pyesin pse keni humbur, ndërkohë që ishin indiferentë kur ishit atje.

– Ne kalojmë jetën tonë duke kërkuar lumturinë. Ndonjëherë e kërkojmë atë në mënyrë të vazhdueshme saqë harrojmë të jemi të lumtur.

– Ngjituni në majë për të parë botën. Jo për t’ju parë bota.

– Dje isha i zgjuar dhe desha të ndryshoja botën. Sot jam i mençur dhe kam ndryshuar veten.

– Logika udhëzon vetëm një pjesë të vogël të njeriut dhe pjesa tjetër i bindet ndjenjave, të vërteta apo të rreme, dhe pasioneve, të mira ose të këqija.

– “Duke bërë një njeri të buzëqeshi, ndryshon botën. Ndoshta jo gjithë botën, por botën e tij. Fillo me hapa të vegjël. Fillo tani”

– Ne jemi të gjithë në teatrin e jetës … nëse qëndrojmë spektatorë, do të paguajmë! Nëse marrim pjesë në teatër, do të paguhemi.

– Nëse njerëzit dëgjonin veten e tyre më shpesh, do të flisnin më pak.

– Dashuro për të jetuar, jeto për të dashuruar.

– Kur lumturia e dikuj tjetër është dhe e jotja, kjo është dashuria.

– Duart që ndihmojnë janë shumë më të mira se buzët që luten.

– Ajo që kam arritur me filozofinë, është të bëj me dëshirën time, atë që të tjerët bëjnë sepse kanë frikë ligjet.

– Nëse nuk bëjmë të pamundurën, do të përballemi me të paimagjinueshmen.

– Ende duhet të qani shumë, derisa të mësoni njerëzit të qeshin.

– Kushdo që shpëton një njeri nga një lot, ngre një metër lartësinë e njerëzimit.

– “Zgjidh njeriun që të çon të njohësh prindërit e tij, dhe jo krevatin e tij”

– Të gjithë flasin dhe çdokush dëgjon vetëm zërin e tij.

– Ata që thonë se janë të rrethuar nga idiotë, duhet të pyesin veten se pse ndodhen mes tyre.

– Dhimbja më e keqe është kur personi që ju bëri të ndiheni kaq të veçantë dje, ju bën të ndiheni kaq të padëshirueshëm sot.

*- Ekzistojnë dy ditë në vit që nuk mund të bësh asgjë: njëra quhet ”dje” dhe tjetra ” nesër ”.
Prandaj e sotmja është një ditë e përshtashme të duash, të besosh dhe kryesisht të jetosh !!!

– Shpirti melankolik rrit mjerinë, ndërsa një buzëqeshje e lumtur shpesh shpërndan mjegullën që predikon stuhinë.

– Argumentet serioze të kundërshtarit t’i refuzoni me humor, ndërsa shakatë, seriozisht.

Kushdo që do, shpreson, kushdo që shpreson pret, kushdo që pret këmbëngul, kushdo që këmbëngul fiton.


– Kur një person dëshiron të bëjë humor, ata përreth tij duhet të jenë po aq inteligjentë me të, përndryshe ata nuk do ta kuptojnë.

– Aftësia mund të të çojë në krye, por vetëm karakteri mund të të mbajë lart atje.

– Kemi mjaft kontroll mbi armët. Ajo që na duhet është kontrolli mbi idiotët.

– “Gjëja më e mirë në jetë, është të gjesh dikë që njeh të gjitha dobësitë e tua, dhe vazhdon të besojë se je i mahnitshëm”

– Ndonjëherë duhet të harroni atë që ndjeni dhe të kujtoni atë që meritoni.

– Pyesni veten nëse ajo që ju po bëni sot, do t’ju sjellë më afër asaj që doni të bëni nesër.

– Kur ndaloni të jeni të interesuar për atë që të tjerët mund të mendojnë për ju, do të filloni të jetoni fisiologjikisht

– Gjëja më e rëndë në botë është xhepi i zbrazët.

– Do të ketë gjithmonë njerëz që do t’ju lëndojnë, kështu që duhet të vazhdoni të keni besim, por duhet të jeni të kujdesshëm. Gabriel García Márquez

– Jeni ajo që bëni, jo ajo që do të donit të bëni. Jeni veprat tuaja dhe jo mendimet tuaja – Carl Jung

– Ata që nuk mund të qeshin me veten e tyre, ia lënë këtë punë të tjerëve.


– Mos premto kur je i lumtur, mos u përgjigj kur je i zemëruar, dhe mos vendos kur je i trishtuar.

– Mos i mësoni fëmijës tuaj se si të bëhet i pasur. Mësoje se si të bëhet i lumtur … Pra, kur të rritet, ai do të njohë vlerën e gjërave, jo çmimin e tyre …

– Qaja sepse nuk kisha këpucë, deri sa pashë dikë që nuk kishte këmbë.

*- Gardhet e mira bëjnë fqinjë të mirë.


– Unë shkruaj në letër atë që kam për të kujtuar. Në vend që ta shpenzoj kohën duke u përpjekur të kujtoj atë që kam shkruar, e shpenzoj në kërkim të letrës që kam shkruar atë që kam për të kujtuar.

– Rregulli 69: çfarë jep, merr.

– Dashuria fillon me entuziazmin e një shpirti që nuk pret asgjë dhe përfundon me zhgënjimin e një “ego” që kërkon gjithçka!

– Të pasurit vjedhin të varfërit, dhe të varfërit njëri-tjetrin.

– Gjithkush që ka bërë një akt të mirë për ne ose na ka thënë një fjalë inkurajimi ka ndihmuar në formësimin e karakterit tonë dhe mendimet tona si dhe suksesin tonë.

– Është më mirë të mbretërosh në ferr sesa të shërbesh në parajsë.

– Jemi të lirë të besojmë se jemi budallenj, por është budallallëk të mendojmë se jemi të lirë.

– Kur varfëria hyn nga dera, dashuria ikën nga dritarja.

– Bota përbëhet nga dembelë që duan të kenë para pa punuar, dhe idiotë të gatshëm për të punuar pa u pasuruar.

– E vetmja gjë e sigurtë për fatin, është se ndryshon.