Thenje

Thenje Shpirti

  • Si trup, çdokush është i vetëm, si shpirt kurrë.
  • Trupi shkrihet nga dembelizmi dhe shpirti nga indiferenca.
  • Ëndrrat janë rrënja e metafizikës, burimi i idesë se shpirti dhe trupi janë të ndara.
  • Shpirtrat e njerëzve janë si puse të thella. Askush nuk e di se çfarë ka në fund. E vetmja gjë që ju mund të bëni është të mendoni duke gjykuar nga ato që notojnë në sipërfaqe herë pas here.
  • Njerëzit kanë nevojë për vështirësitë dhe rezistencën për të fituar forcë shpirtërore.
  • Hollywood-i është një vend ku mund të të paguajnë një mijë dollarë për një puthje, dhe 50 cent për shpirtin tënd.
  • Imagjinata është syri i shpirtit.
  • Të filloni të shihni veten tuaj si shpirt me trup në vend të trupit me shpirt.
  • Mishi është hiri, shpirti është flaka.
  • Të blesh lumturinë do të thotë të shesësh shpirtin.
  • Shkrimtari është mekaniku i shpirtrave njerëzore.
  • Për të qenë dikush i lumtur në këtë botë, duhet të kujdeset për të paralizuar disa aspekte të jetës së tij.
  • Për të shprehur shpirtin, njeriu ka vetëm fytyrën e tij.
  • Një libër është një histori për mendjen. Një këngë është një histori për shpirtin.
  • Te njeriu çdo gjë duhet të jetë e bukur, dhe veshja, dhe shpirti, dhe mendimet.
  • Të gjithë janë të vlefshëm në qoftë se shpirti nuk është i vogël.
  • Shpirti është një zot që u strehua në trupin e njeriut.
  • Trupi i njeriut është fotografia më e mirë e shpirtit njerëzor.
  • Të dëgjosh një frazë që duket shumë e drejtë, është njëlloj sikur të shikoni shpirtin tuaj në pasqyrë.
  • Njeriu është një burg ku shpirti mbetet i lirë.
  • Shpirti shërohet kur jeni pranë fëmijëve.
  • Shkalla e nevojshme e shpirtit që na pëlqen, është një masë e saktë e shkallës së shpirtit që kemi.
  • Nëse e keni humbur shpirtin tuaj dhe e dini, atëherë mbetur akoma pak shpirt për të humbur.
  • Nevoja më e madhe në kohën tonë është të pastrojmë masën e madhe të mbeturinave shpirtërore dhe emocionale që bllokon mendjet tona.
  • Asgjë nuk e qetëson shpirtin e njeriut, si mungesa e mendimit për çdo temë.
  • Për të shprehur shpirtin e tij, njeriu ka vetëm fytyrën e tij.
  • Vetëm pasuria e shpirtit është pasuri e vëtetë, të tjerat janë të tejmbushura me dhimbje.
  • Çdo kënaqësi e shpirtit, çdo formë ngazëllimi, vjen nga pasja e një vlerësimi të lartë për vetveten, sa herë krahasohemi me të tjerët.
  • Përfito nga gjendja e mirë shpirtërore, sepse vjen rrallëherë.
  • E kam të vështirë të zgjedh atë për të cilin do të jap energjinë time. Më pëlqen të ruaj kohën time, entuziazmin tim dhe shpirtin tim për ata që janë të ndershëm.
  • Kur një vajzë serioze takon dikë që do të magjeps shpirtin e saj dhe do të qetësojë mendimin e saj të trazuar, do ta dojë aq shumë, aq fort sa ajo do të sfidojë logjikën e saj.
  • Një shpirt i vërtetë nuk ka nevojë t’i fshehë mendimet e tij.
  • Një trup i bukur mund të tërheqë adhuruesit e vërtetë, por për t’i mbajtur ata, ka nevojë për bukurinë e shpirtit.
  • Asgjë s’mund të na mbrojë nga pakënaqësia më shumë se sa pasuria e brendshme e shpirtit.
  • Kush ka me bollëk ngrohtësi shpirtërore nuk ka nevojë të shtërngohet te të tjerët.